
Nuk ka asnjë rast tjetër të ndërlikimeve pas marrjes së vaksinës së prodhuesit Astra Zeneka në vend, informoi në emisionin “360 Gradë” në Alsat, Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe. Ai shtoi se vajza, te e cila u konstatua ky fenomen në zonën e njërit sy, nuk ka komplikime shtesë.
Mbaroi mirë, vajza po ndjehet mirë, nuk kishte asnjë ndërlikim shtesë si rezultat i kësaj, por shumë lehtë mund të ndodhë kur bëhet fjalë për atë rajon, kështu që ky është rasti i vetëm deri më tani,” tha Filipçe.