
Tregtarët nuk dëshirojnë që dita e diel të jetë ditë pushimi për tregjet. Ata thonë se pikërisht në këtë ditë, qytetarët më së shumti e shfrytëzojnë si ditë tregtie dhe kjo masë mund të ndikojë në uljen e të hyrave.
Ata shtojnë se shteti duke dashur që t’i lirojë nga puna gjatë ditës së diel mund që t’i dëmtojë.
Siç dihet tani, në ndryshimet e Ligjit për marrëdhënie pune që po hynë në procedurë kuvendare dhe ku dita e diel shpallet si ditë pushimi, ndërsa në ligj ndalohen edhe tregjet e gjelbërta. Ata janë në 39 veprimtaritë që do të ndalohen të punojnë.
Nga Grupi i tregjeve pranë Odës Ekonomike vlerësojnë lëshim ndalimin e tregjeve gjatë ditës së diel të punojnë duke thënë se me këtë prekin 30 mijë qytetarë të cilët jetojnë nga tregjet.
Ata paralajmërojnë protesta nëse Ministria e Punës dhe Politikës Sociale nuk ndryshon mendje dhe nuk i heq tregjet te Propozim-ligji.