Nga LSDM kanë thënë se më 27 prill ka pasur prishje të rendit kushtetues, ndërsa për atë nëse ishte terrorizëm ose jo, kjo parti thotë se vlerësimin e ka dhënë tanimë gjykata. Kështu i janë përgjigjur presidentit Stevo Pendarovski, ish partia e tij amë.
“Ajo që ndodhi më 27 prill ishte prishje e rendit kushtetues, të gjithë ishim dëshmitarë se çfarë ndodhi para katër viteve, se ishte sulm në shtëpinë e demokracisë dhe për këtë pasoi procedurë gjyqësore ku tanimë ka përfunduar dhe gjykata është ajo e cila duhet të vendosë nëse bëhet fjalë për terrorizëm apo dhunë. Tanimë ka vendosur dhe ajo është veç procedurë e përfunduar në gjykatë”, ka deklaruar Daniella Markovska, LSDM.