Arritën 200 mijë vaksinat Sinofarm në Maqedoninë e Veriut

I pari erdhi ministri për të parë vendin se ku do të vendosen sasia më e madhe e vaksinave në vend.
200 mijë vaksina Sinofarm do të vendosen në këto depo.

Ushtria erdhi, e me vete kishin marr edhe një vinç i cili do të ndihmojë me shkarkimin e vaksinave.
Për të pastruar vendin ku do të vijnë vaksinat u kujdes edhe policia duke larguar makinat.

Dy kamionë arritën afër vendit ku do duhet të shkarkohen vaksinat, e të moshuarit po shohin nga dritaret e banesave.

Ministri Filipçe tha se të gjitha vaksinat kundër COVID-19 janë të sigurta dhe se qytetarët nuk ka nevojë të zgjedhin se me cilën do të vaksinohen.

“Do të jenë të shpërndara në të gjitha gjashtë punktet për vaksinim si edhe në sallën Boris Trajkovski ku ka kapacitet dhe frigorifer ku mund të qëndrojnë edhe vaksinat e Fajzerit, edhe në shtëpitë e shëndetit. Në të gjitha punktet do të ketë nga të gjitha vaksinat, ja edhe në javën e ardhshme do të ketë Kineze. Mendoj se nuk duhet të bëhet ajo, të gjithë janë me kualitet mos të frikësohen ajo vaksinë që do të jetë me atë të vaksinohen”, deklaroi Venko Filipçe, ministër i Shëndetësisë.

Ambasadori kinez në Maqedoni, Jang Sio tha se është krenar që Kina po kontribuon në vaksinim e qytetarëve.

“Pandemia edhe më tej po shpërndahet dhe ne jemi duke punuar që të arrijmë imunizimin e popullsisë. Jemi krenarë që vaksinat kineze do të kontribuojnë në vaksinimin e qytetarëve në Maqedoninë e Veriut”, u shpreh ambasadori i Kinës, Jang Sio.

Vaksinat prej 200 mijë vaksinave Sinofarm është sasia më e madhe e vaksinave që ka ardhur në vendin tonë që nga fillimi i pandemisë.

Me arritjen e 200 mijë vaksinave kineze “Sinofarm”, pas festave shtetërore edhe zyrtarisht do të fillojë imunizimi i popullatës. Deri tani janë vaksinuar 60 mijë qytetarë, ndërsa autoritetet shëndetësore theksojnë se nga java e ardhshme do të vaksinohen rreth 10 mijë qytetarë.