RMV/ Nesër priten 200 mijë vaksinat kineze “Sinofarm”

Nesër (e premte) pritet të arrijnë 200 mijë vaksinat kineze nga kompania “Sinofarm”, ndërsa nga 5.000 deri 7.000 doza të Kompanisë “Pfizer” do të arrijnë çdo të hëne gjatë muajit maj, bën të ditur ministri i shëndetësisë, Filipçe. Ai paralajmëroi se me këto doza ta vaksinave në dispozicion, pas festës së Pashkëve, do të mund të vaksinohen 10 mijë qytetarë brenda një dite. Për këtë qëllim po bëhen gati punkte të vaksinimit në gjashtë qytete të vendit.

“Nesër duhet të arrijnë 200.000 dozat e vaksinës kineze “Sinofarm”, ku do të hapen punkte vaksinimi në Kumanovë, Shtip, Kavadar, Ohër dhe Tetovë. Pas festave planifikohet imunizimi masiv i popullsisë, krahas Shkupit, edhe në 6 qendrat tjera rajonale. Me hapjen e punkteve të vaksinimit në qytetet tjera, do të ketë mundësi që 10.000 qytetarë të vaksinohen brenda një dite, pa pasur tollovi. Deri tani janë vaksinuar 60.000 qytetarë.”,- deklaroi ministri i shëndetësisë, Venko Filipçe.