Zgjedhjet lokale në Maqedoni, propozim për lista të hapura

Një grup deputetësh dorëzuan në Kuvend propozim-ndryshimet e Kodit zgjedhor me të cilat kërkojnë lista të hapura të kandidatëve për këshilltarë komunash dhe përfaqësim 50-50 të burrave dhe grave në listat për këshilltarë dhe listat për deputetë. Propozimi është i deputetëve Maja Moraçanin, Monika Zajkova dhe Pavlle Trajanov. Deputetët vlerësojnë se duhet të hapet debat dhe ndryshimet të miratohen për t’u zbatuar që në zgjedhjet e ardhshme lokale. Ata shpresojnë që paralelisht të zhvillohet edhe debati mbi propozimin për ndryshimin e modelit në një njësi zgjedhore të cilin e dorëzuan javë më parë në Kuvend.

Ne vlerësojmë se kjo është në drejtim të demokratizimit të shoqërisë, se në këtë mënyrë qytetarët do të jenë më mirë të përfaqësuar në këshillat komunal sepse do të kenë mundësi të votojnë jo vetëm për partinë por personalisht për secilin kandidat ose kandidate. Në parim, ne angazhohemi për lista të hapura edhe në zgjedhjet parlamentare por mendojmë se tani në këtë mënyrë është mirë që tani të fillohet më një model të këtillë me lista të hapura. Qytetarët duhet të votojnë për personat që duan t’i përfaqësojë në këshill”, pohoi Maja Moraçanin, DOM.