
Më 27.04.2021 në ora 18.20 në kryqëzimin e rrugëve “Vlado Maleski” dhe “Pabllo Neruda” në Strugë ka ndodhur një aksident trafiku ndërmjet automjeteve të tipit “Mercedes” me targa të Strugës, i drejtuar nga B.B (19) nga fshati Zagraçan i Strugës dhe një automjeti e tipit ,,mercedes ,, me targa të Strugës e drejtuar nga R.I (59) nga fshati Kalishtë i Strugës . Në aksidentin e ndodhur plagë të rënda mori pasagjerja e mitur e cila ndodhej në automjetin e dytë e cila u dërgua në Qendrën e Urgjencës në Shkup. Dy shoferët e automjeteve dhe një e mitur me plagë të marra trupore u dërguan në Spitalin e Përgjithshëm në Strugë. Në vendngjarje u krye kqyrje nga prokurori publik dhe ekipet e policisë. Sektori për Punë të Brendshme Ohër . Zëdhënëse e SPB Ohër Merlina Islami.