Shëndeti Publik në RMV nga sot në dispozicion ka edhe 100 respiratorë donacion nga Drejtoria për Shëndetësi e Mbretërisë së Norvegjisë.
Ministrat Radmila Sheqerinska dhe Venko Filipçe në pranim-dorëzimin e sotëm të donacionit kanë falënderuar atashenë e mbrojtjes së Norvegjisë, Nënkolonelin Egil Dartveit për angazhimin edhe organizimin efikas të donacionit.
“Epidemia është shndërruar në cështje ekzistence, temë që ka bashkuar vendet e botës, së pari për ilaçe adekuate, më pas në garën për vaksina dhe në këtë garë jemi më të fortë dhe më të sigurtë për shkak se mund të llogarisim në ndihmën e aleatëve tonë. Këtë që po e bën Norvegjia viteve të fundit tregon se kjo aleancë mund të jetë e dobishme” – ka deklaruar Ministrja e Mbrojtjes Radmila Sheqerinska.
Nënkoloneli Egil Dartveit ka deklaruar se donacioni I respiratorëve është në vlerë prej 600.000 euro dhe se është organizuar vetëm për disa ditë.
“Norvegjia ka një bashkëpunim të afërt me vendin tuaj që nga pavarësia. Por, kur para një viti u bëtë aleat I yni në NATO, vendet tona u afruan më tepër se kurdoherë. Shumë njerëz do të ndihmonin miqtë nëse munden, por së pari do të ndihmojnë vëllezërit e tyre. Tani ju jeni vëllezërit tanë. Ju keni besim tek Norvegjia që të komandojë me ushtarët tuaj dhe tonë në Afganistan. Në NATO zgjodhët të premtoni se nëse dikush ju sulmon, do të ndihmoni në mbrojtjen tonë, ashtu sikurse edhe ne do t`u ndihmojmë juve” – ka deklaruar Nënkoloneli norvegjez, Egil Dartveit.