Organizata Botërore e Shëndetësisë po nxit njerëzit të dhurojnë 7 dollarë për të mbledhur fonde shtesë për programin ndërkombëtar të shpërndarjes së vaksinave.
Sipas OBSH, 7 dollarë do të mbulojnë koston e blerjes dhe shpërndarjes së një doze vaksine për dikë në një vend me të ardhura të ulëta.
“Mënyra më e mirë për të dalë nga kjo pandemi është vaksinimi i të gjithëve, duke filluar me punonjësit shëndetësorë dhe personat më të rrezikuar në botë,” tha Tedros në një deklaratë.
Fushata është planifikuar të nisë gjatë vitit të ardhshëm, duke filluar nga Britania, SHBA , Izraeli dhe Kenia. Covax synon të sigurojë 2 miliardë doza vaksine për vendet me të ardhura më të ulëta deri në fund të vitit 2021.