Strugë: Deponia ilegale, OJQ-të nisin procedurë gjyqësore kundër autoriteteve

Deponia ilegale e Strugës hyn në sallën gjyqësore. Aktivistët e sektorit civil do të përpiqen përmes rrugës gjyqësore të dëshmojnë se deponia me vite të tëra ka helmuar banorët e Strugës, qytetin dhe rrethinën. Në të njëjtën kohë, sipas padisë, për Ministrinë e Mjedisit, komunën dhe Kompaninë e Shërbimeve Publike pohohet se nuk kanë marrë masa për t’u marrë me problemin në fjalë. Javën e ardhshme fillon gjykimi. Raporton Alsat

“Vlerësoj se ky proces gjyqësor është hap i parë dhe presion mbi autoritetet shtetërore për të marrë më në fund masa në ndërtimin e një deponi rajonale, si pjesë e zgjidhjes me menaxhimin e mbetjeve në vend”, tha Gligorie Qatoski -Mjaft.

Ndërkohë, kjo deponi vazhdon të grumbullojë sasi të mëdha mbeturinash çdo ditë, sipas të dhënave nga sektori i OJQ-ve, rreth 40 mijë tonë në vit. Nga Opozita në këshillin komunal pretendojnë se për tre vjet nga 2018 deri në 2020, komuna për të ashtuquajturat shpenzime kapitale dhe rindërtim të deponive, ka shpenzuar mbi 650 mijë euro.

“Është numër i madh, ne nuk shohim ndonjë gjë që ka ndryshuar në lidhje me deponinë. Bëhet fjalë për paratë e shpenzuara … Ka të bëjë me punën jo ekonomike të kryetarit dhe pushtetit lokal”, u shpreh Alen Dereban – VMRO DPMNE Strugë.

Kohët e fundit, Aleanca për Shqiptarët akuzoi Kryetarin Merko se megjithë shumë premtimeve, si deputet, si ministër dhe si kryetar për tre mandate, ai nuk bëri asgjë për ta zhvendosur këtë deponi. Komuna mohon se ka punë jo ekonomike nga ana e tyre.

“Për dy vite 2019/2020, vlera totale për mirëmbajtjen e deponisë arrin shumën prej 10 milion denarë, e cila është më pak se gjysma e kostove të bëra derisa Aleanca për Shqiptarët ishte në pushtet”, thonë nga Komuna e Strugës.

Duket se ende nuk do të ketë zgjidhje për deponinë e Strugës sepse ende nuk ka asgjë nga paralajmërimet për ndërtimin e një deponie rajonale. Sipas njoftimeve fillestare, ajo duhet të ndërtohet në rajonin e Manastirit dhe në të duhet të mblidhen mbeturinat, jo vetëm nga pjesa jugperëndimore e vendit, por edhe nga Pellagonia./ora24.tv