Spasovski: MPB tashmë përgatit plane të posaçme për festat, të respektohen masat

Ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski sonte përkujtoi se edhe krahas masave më të reja të cilat fillojnë nga e mërkura kemi ndalesë të grupimit të më shumë se katër personave dhe ka protokolle të veçanta për organizimin e ngjarjeve të cilat do të zhvilloheshin në hapësirë të hapur dhe të gjitha masat duhet të respektohen.

Ai paralajmëroi se MPB tashmë përgatit plane të posaçme për festat e Pashkëve dhe të 1 Majit dhe u bëri thirrje të gjithë qytetarëve të Rpublikës së Maqedonisë së Veriut që të respektojnë masat.

“Këtë vit masat janë më të relaksuara në krahasim me vitin e kaluar, por situata nuk është më e relaksuar. Kemi situatë serioze dhe duhet të mbetemi seriozë dhe të përgjegjshëm në këtë pjesë. Për këtë bëj thirrje që në mënyrë dinjitoze t’i kalojmë të gjitha këto festa. Të festojmë në rrethin e familjeve tona, të mos grupohemi në tempujt dhe objektet fetare”, porositi Spasovski, duke u përgjigjur në pyetjen e gazetarëve se vallë MPB në vigjilje të festave të Pashkëve dhe 1 Majit planifikon patrulla të përforcuara të policisë në vendet për piknikë dhe në afërsi të objekteve fetare.

Sipas tij, më e rëndësishme është që ne si qytetarët do të bëjmë në Maqedoninë e Veriut që bashkë të mbrohemi nga kjo pandemi botërore, porositi se nuk ka mbrojtje më të mirë nga ajo që vetë të jemi përgjegjës në përballje me Kovid-19.