
Në seancën e sotme Qeveria miratoi informatën për formimin e qendrave rajonale për vaksinim për Covid – 19 dhe ka obliguar Ministrinë e Shëndetësisë që në bashkëpunim me Ministrisë e Arsimit dhe komunat Manastir, Ohër, Shtip, Kavadar, Tetovë dhe Kumanovë, të koordinojë zbatimin e aktiviteteve të domosdoshme për formimin e pikave sipas shembullit të pikës të organizuar në sallën sportive “Boris Trajkovski” në Shkup. Qeveria miratoi informatën për vendosjen e linjës së re kreditore “Covid 4” me komponent grant si njëra nga masat nga pakoja e gjashtë anti – covid të masave ekonomike.