Vendimet për kufizime të përkohshme të kufijve tokësorë, si dhe për ndalesën për hyrje të shtetasve të vendeve të treta, Qeveria greke i vazhdoi për edhe një javë, gjegjësisht deri më 3 maj të vitit 2021, ndërsa vendimi i ri, që përfaqëson vazhdimin e atij të mëparshmit nga e hëna e kaluar, tashmë është publikuar në Gazetën Zyrtare të Greqisë dhe hyn në fuqi nesër në orën 6 të mëngjesit, informon korrespondentja e MIA-s nga Athina.
Ndryshim ka në nenin e fundit të vendimit, ku është shtuar paragraf i ri i cili ka të bëjë me testin PCR të detyruar të cilin udhëtarët duhet të tregojnë gjatë hyrjes në vend dhe është theksuar se vlen edhe për fëmijë të cilët kanë mbushur pesë vjet, diçka që nuk ishte përmendur në vendimet e mëparshme.
Nga karantina e detyruar dhe ndalesa për hyrje, përjashtim janë shtetasit e anëtarëve të BE-së dhe të edhe 11 vendeve të tjera të treta, të cilët detyrimisht duhet të kenë ose certifikatë për vaksinim ose test negativ PCR.
Me ndryshimet e vendosura nga java e kaluar, të cilat janë vazhduar edhe tani për hyrje nëpërmjet Bullgarisë, përveç Promahonas (Kulla), është hapur edhe vendkalimi Nimfeas (Makaza), përmes të cilit vizitorët, për të cilët është lejuar hyrja, mund të arrijnë në Greqi.
Neni i parë i vendimit të ministrave ka të bëjë me kufijtë tokësorë, gjegjësisht për kufizimin e përkohshëm të të gjithë lidhjeve tokësore (rrugore dhe hekurudhore) prej dhe drejtë vendit “për shkaqe preventive për mbrojtje të shëndetit publik nga përhapja shtesë e koronavirusit, si dhe ndalesë për hyrje të personave përmes lidhjeve të theksuara, përveç nëse përmbushin parakushte konkete”.
Për vendkalimin kufitar Evzoni (Bogorodicë) drejtë Maqedonisë së Veriut, si dhe për Kakavijë drejtë Shqipërisë nuk ekzistojnë ndryshime, gjegjësisht do të punojnë prej orës 7 deri në orën 19 sipas kohës lokale, lejohet hyrja vetëm për disa kategori, me vërtetim për test të bërë negativ PCR dhe me rezultat negativ nga testi i shpejtë në vetë vendkalimin kufitar të bërë nga autoritetet greke, në ditë lejohet në Greqi të hyjnë më së shumti 400 persona, përderisa është e detyrueshme karantinë shtëpiake prej 14 ditëve, njoftoi MIA.
Për transportuesit, Evzoni është i hapur prej orës 7 deri në 23 sipas kohës lokale, ndërsa si edhe për udhëtarët tjerë për të cilët lejohet hyrje, ashtu edhe për shoferët e kamionëve, rezultat negativ nga testi i shpejtë i bërë në vendkalimin kufitar është parakusht për hyrje në Greqi.
Ndalesa për hyrje në vend nuk vlen për shtetas grekë, për persona të cilët kanë leje për qëndrim dhe persona të cilët jetojnë në Greqi, për hyrje të personave për shkaqe të patjetërsueshme profesionale dhe mjekësore për të cilët kanë edhe dokumente të nevojshme, si dhe për transit të autoambulancave të cilat nga Kosova përmes Maqedonisë së Veriut hyjnë në Greqi për hospitalizim të pacientëve të cilët i përkasin personelit diplomatik, ushtarak ose administrativ të vendeve anëtare të BE-së dhe EULEX në Kosovë.
Në vendimin e njëjtë, në nen të veçantë është edhe ndalesa e përkohshme për hyrje në Greqi e “të gjithë shtetasve të vendeve të treta, nga cilado pikë e hyrjes, në cilëndo mënyrë dhe me cilindo mjet, përfshirë edhe lidhjet ajrore, detare, hekurudhore dhe rrugore për shkaqe parandaluese për mbrojtje të shëndetit publik nga përhapja shtesë e Kovid-19 në territorin grek”.
Përjashtim, si edhe deri më tani janë shtetasit e vendeve anëtare të Bashkimit Evropian dhe Zonës Shengen dhe shtetasve të Australisë, Zelandës së Re, Koresë së Jugut, Tajlandës, Britanisë së Madhe, Emirateve të Bashkuara Arabe, Rusisë, Ruandës, Singaporit, Izraelit dhe Serbisë.
Gjithashtu, përjashtim janë edhe disa kategori të njerëzve, siç janë personeli mjekësor dhe punonjësit shëndetësorë, ata të cilët kanë leje për qëndrim në vend anëtar të BE-së ose vend nga Zona Shengen, anëtarë të misioneve qeveritare, diplomatë, transportues, shoferë të kamionëve të cilët transportojnë mallra, udhëtarë tranzit, studentë, persona të cilët kujdesen për të moshuar dhe persona me invaliditet, si dhe punonjës bujqësorë sezonalë.
Rregulla të veçanta ka për shtetasit e vendeve anëtare të Unionit dhe Zonës Shengen, të Britanisë së Madhe, SHBA-së, Emirateve të Bashkuara Arabe, Serbisë, Izraelit, Australisë, Zelandës së Re, Koresë së Jugut, Tajlandës, Ruandës dhe Singaporit, për hyrje të lejuar ose me test PCR negativ të bërë 72 orë para udhëtimit ose me vërtetim për vaksinim, me kusht që të kenë kaluar 14 ditë nga rivaksinimi dhe janë të liruar nga karantina e detyruar.
Për të gjithë udhëtarët të cilët arrijnë në Greqi, është e detyrueshme plotësimi i formularit elektronik PLF (Passenger Locator Form).
Kufijtë e Greqisë për shtetas të vendeve të treta, në mesin e të cilëve edhe për shtetasit maqedonas janë të mbyllura më shumë se 13 muaj, pasi vitin e kaluar, gjatë karantinës së parë në mars, ishte sjellë vendimi, ndërsa prej atëherë vazhdohet në vazhdimisht.
Kryeministri grek Kirjakos Micotakis, në një porosi përmes televizive të mërkurën, qytetarët i njoftoi se do të lirohen masat dhe paralajmëroi se më 15 maj do të hapet turizmi.
Sipas paralajmërimeve të Qeverisë greke, për udhëtim në vend do të nevojitet ose certifikatë për vaksinim ose test negativ ose vërtetim se kanë kaluar Kovid-19.