Një pjesë e testeve të shpejta, por ndodhë edhe teste PCR të mos e detektojnë praninë e virusit COVID-19 edhe pse te pacientët shfaqen të gjitha simptomat e mundshme të cilat tregojnë se ai është i infektuar. Mjekët e Klinikës Infektive thonë se pavarësisht se rezultatet e testeve dalin negative, në bazë të pasqyrës klinike ata i dallojnë pacientët e infektuar dhe menjëherë i trajtojnë apo hospitalizojnë.
Një pjesë e pacientëve të cilët testohen me teste të shpejta, mund të ndodh që të rezultojnë negativ por që ato janë të infektuar me Kovid. Një përqindje pacientëve të cilët kanë pasqyrë klinike të sëmundjes mund të rezultojnë negativ në testet e shpejta por nëse vazhdon pasqyra klinike të jetë e theksuar dhe ata pacientët të gravojnë atëherë duhet që ato të bëhet edhe pcr testi që të mund të detektohet virusi – deklaroi Fadil Cana, Klinika Infektive në Shkup.
Infektologu Cana shpjegon se rezultatet negative nga testimi shpesh ndodhin edhe për shkak se pacientët testohen në fazë shumë të vonuar.
Njëri nga momentet është se pacientët mund të jenë në një fazë të vonshme, dhe fillimisht kur kanë pasur simptoma ato nuk janë testuar por të gjithë kanë pasqyrë klinike e cila tregon se pacienti është i prekur nga sëmundja Kovid ndërkaq testi del negativ. Do të thotë njëra variantë është që të jetë në fazë të vonshme – tha Fadil Cana, Klinika Infektive në Shkup.
Që nga fillimi i Pandemisë në Maqedoninë e Veriut janë kryer mbi 655 mijë teste për COVID-19. Prej të cilëve mbi 400 mijë teste janë kryer në Qendrat e Shëndeti Publik, ndërsa pjesa tjetër në laboratorët private.