Aleanca për Shqiptarët dhe Alternativa paralajmërojnë ligj për përfaqësim të drejtë dhe adekuat
Deputeti i koalicionit Aleancës për Shqiptarët dhe Alternativa Elmi Aziri i pyetur nga gazetarët lidhur me problemin e fundit të sistematizimit të administratorëve shqiptarë në inspektoratin e tregut,drejtori i të cilës refuzon ti pranoj ata.
Elmi Aziri: Lidhur me këtë problematikë,por edhe në përgjithsi kur jemi tek administrata,duhet ta kemi të qartë se ky problem nuk zgjidhet me shou mediatik e më deklarata,por kjo çështje zgjidhet me përkushtim,seriozitet dhe qasje serioze, që nënkupton ligjë të posaçëm për këtë problematikë.
Ne si Koalicion Aleanca për Shqiptarët dhe Alternativa në programin tonë ,,shtet për të gjithë” një nga prioritetet e kemi pikërishtë këtë problematikë,një ligjë të veçantë për përfaqësim të drejtë dhe adekuat i cili përveç tjerash do të zgjidhte çështjen një her e përgjithmonë. Ju e dini rastin e keqpërdorimit të mekanizmi të njohur ,,balanser” i cili është keqpërdor por edhe në esencë është diskriminues sepse esenca e ballanserit është ruajtja e ,,status quos” diskriminuese momentale,prandaj vetëm një ligj për përfaqësim do ta zgj8dhte këtë çështje dhe në këtë e kemi në program.
Kurse sa i takon fuqisë politike të BDI skemi çka të flasim, situata flet vet,ata jan vetëm dekor në Qeverinë e Zaevit ashtu siç ishin më parë me Gruevskin,roli i tyre dihet- ka deklaruar Elmi Aziri nga Aleanca për Shqiptarët dhe Alternativa.