Masakra e Nisës në Francë,arrestohet pas 5 vjetësh bashkëpunëtori shqiptar

Policia italiane ka arrestuar një 28-vjeçar me origjinë shqiptare të quajtur Endri Elezi pasi akuzohet se është bashkëpunëtor i autorit të masakrës së ndodhur në Nicë më 14 korrikut 2016.

Pesë vite pas sulmit terrorist të Nices në Francë ku humbën jetën 84 persona dhe u plagosën dhjetra të tjerë, është arrestuar në Sparanise, në provincën e Caserta shqiptari i cili konsiderohet si bashkëpunëtor i terroristit Mohamed Lahouaiej-Bouhlel.

Urdhër-arresti për  28-vjeçarin ishte lëshuar nga autoritetet franceze që e akuzojnë si personin që furnizoi me armë autorin që kreu masakrën më 14 Korrik.

Sipas mediave italiane, Endri Elezi u arrestua duke ecur në rrugë nën shoqërinë edhe të një personi tjetër. 28-vjeçari kishte mbërritur në Caserta pak kohë më por prania e tij nuk kaloi pa u vënë re nga autoritetet italiane.

Skuadra e Anti-Terrorit kishte marrë informacion që 28-vjeçari i cili ishte në kërkim nga Franca, ndodhej në zonën Caserta. Pas mbledhjes së provave dhe mbajtjes së tij nën vëzhgim, u organizua operacioni për arrestimin e tij.