Qindra qytetarë të moshës mbi 70 vjeç u vaksinuan sot me Pfizer në arenën A1 në Shkup. Për momentin kjo vaksinë jepet vetëm në këtë pikë vaksinimi, ndërsa ditët në vazhdim ajo pritet të shpërndahet edhe nëpër pikat tjera vaksinale. Të anketuarit e ALSAT thonë se pas vaksinimit ndjehen të sigurt.
“Unë u vaksinova. Si i punësuar në ndihmën e shpejtë bazuar në atë se si i shoh punët si ndodhin, shumë njerëz e humbën betejën, mendoj se shpëtimi është vaksinimi. Dhe duhet në mënyrë sa më masive të vaksinohemi dhe kjo pandemi të ndalojë”
“Ne të dy u vaksinuam. Ishte shumë bukur e organizuar procesi i vaksinimit. me vaksinën Pfizer u vaksinuam. Tani të mund të rrimë me fëmijët pasi u vaksinuam, që ata të mos i vaksinojmë”
“U vaksinova. Super ndjehem, edhe tani edhe pas vaksinimit menjëherë. U vaksinova me Pfizer vaksinën. Më i sigurt ndjehem tani”
Dhjetë mijë doza tjera të vaksinës Pfizer Biontech pritet të arrijnë në vend më 26 prill, ndërkaq 200 mijë të tjera kineze pritet në fund të muajit, gjegjësisht paralajmërimi është për me 28 prill. Deri më tash janë vaksinuar mbi 43 mijë qytetarë ndërkaq rreth 189 mijë të tjerë janë paraqitur për tu vaksinuar./Alsat