Komiteti i ekspertëve duke parë situatën në rajon vendosi që çdo qytetar që vjen nga Greqia dhe Maqedonia do të rrijë në karantinë dy javë.
” Ka filluar të ndihet dhe efekti i vaksinimit, por në rajon situata është ndryshe, në Maqedoni dhe Greqi është shtuar numri i rasteve dhe jetëve të humbura. Sfida e Komitetit është përmirësimi i indikatorëve që të propozojmë masa.
Mosrespektimi i masave në fushatë mund të ndikojë në rritje, po ashtu edhe pashkët, që kanë lëvizje të shtuar të njerëzve.
Duke pasur situatën tonë, mendojmë që nga nesër qëndrim në karantinë dy javë për ata që vijnë nga Greqia dhe Maqedonia.
Nxënësit e viti të parë dhe të dytë që kanë qene ne mësim online, mund të fillojnë mësimin në klasë.
Shifrat e përmirësuara tregojnë se drita po duket, kemi ende rrugë . Subjektet politike të tregohen të përgjegjshme”, tha Rakacolli.
Anëtarët e Komitetit thanë se në përgjithësi situata paraqitet nën kontroll në vend, përveç disa qyteteve ku është shqetësuese rritja e rasteve.
Ndërsa theskuan gjithashtu shqetësimin për tubimet nga partitë politike.
Rakacolli: Jemi në ulje shifrash
Fico: Incidenca ka shkuar në shkuar në 108, për 5-6 javë kemi vënë re një rritje të saj.
Numri i ulët i shtrimeve shkon në një numër të ulët të pacientëve në gjendje të rënduar dhe të intubuuar. Vijojmë me vaksinimet, që ka shkuar më shumë se 300 mijë deri dje.
Tirana ka një numër të rasteve aktive të larta, vihet re se po bëhet 2-3 javë që Gjirokastra, Korça Berati vijnë prapa me numër rastesh.
Rakacolli: Numri i qytetarëve që kanë pasur nevojë ndihmë ka rënë.
Brataj: Kërkesa më e madhe është për vaksinat, kemi rënë poshtë numrit 300 në 24 orë.
Janë shtuar disa qyteza që kanë infektime të reja, duke para se kemi fushatë , duhet të keni parasysh masat.