Pritet shtrenjtimi i mishit dhe produkteve të tij në Maqedoni

Kompanitë vendore paralajmërojnë rritje të çmimit të mishit dhe produkteve të tij pas festave të pashkëve për 20 deri 40%, nëse qeveria nuk zgjatë vendimin për përjashtimin e detyrimeve doganore për importet e lëndëve të para për përpunim.

Kompanitë vendore që prodhojnë mish dhe produkte të mishit kërkojnë nga Qeveria vazhdimin e vendimit për t`i liruar nga doganat gjatë importit të lëndëve të para, afati I të cilëve skadon në fund të Prillit. Në të kundërtën, sic paralajmërojnë, pas festave të Pashkëve cmimet e mishit mund të rriten nga 20 deri në 40%.

“Nëse vendimi për heqjen e detyrimeve doganore për lëndët e para për përpunimin e mishit, i cili arrin në 20 përqind, nuk vazhdon, dmth nëse kompanitë paguajnë këtë shumë për detyrimet doganore, është e pashmangshme që të ketë një goditje e çmimit, rritje e çmimit të mishit dhe çmimeve të përpunimit me 20, 30 ose 40 përqind, duke filluar nga muaji tjetër. Për shkak të detyrimeve doganore të shfuqizuara në tre vitet e fundit, importi i mishit dhe mishit të përpunuar ka rënë në mënyrë drastike, nga 13 milion ton në 2017 në 9 milion ton në 2020, dmth importi është ulur me rreth 28 përqind në vit”, theksoi Goce Trajçev nga Grupacioni produkteve të mishit.

Trajçov njoftoi se për shkak të pandemisë, ka një rritje të çmimeve globale të lëndëve të para të importuara për përpunimin e mishit, kështu që me kthimin e tatimeve prej 20 përqind, kjo jo vetëm që do të ndikojë në çmimin përfundimtar të brendshëm, por gjithashtu mund të çojë në situata e mbylljes së disa objekteve të prodhimit. Ata thonë se këto kërkesa, disa herë janë paraqitur në Ministrinë e Ekonomisë por ende nuk ka përgjigje konkrete nga atje.