Masat restriktive mbeten në fuqi edhe një javë. Jo zyrtarisht raportohet se një vendim i këtillë është sjellë në mbledhjen e sotme të Shtabit të Krizës, me propozim të ministrit të Shëndetësisë Venko Filipçe, gjegjësisht Komisionit për Sëmundje Infektive (KSI).
Javën tjetër, pas analizës për gjendjen do të shqyrtohet nëse ora policore do të shkurtohet për një orë, ndërsa gastronomet të mund të pranojnë mysafirë vetëm jashtë lokalit.
Propozimi për masat nesër do të jetë në seancë qeveritare, ku edhe pritet të miratohet.