
Teste të shpejtë për vetë-diagnostikimin e koronavirusit do të dalin në treg në Itali, duke nisur nga java e parë e majit. Ashtu si në rastin e maskave, këto teste mund të gjendet edhe jashtë farmacive në Itali.
Çdo kit për testim, do të kushtojë rreth 6 ose 8 euro dhe mund të gjenden në supermarkete, dhe aktivitete tregtare që vendosin ta shpërndajnë.
Mundësia e kryerjes së një testi të shpejtë të antigenit, në shtëpi pa shkuar fare në farmaci apo qendra shëndetësore, fushata e vaksinimit dhe respektimi i masave anti-covid, siç raportojnë mediat, shpresohet që ta kthejnë vendin drejt normalitetit.