
Ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi në Click Plus, tha se nga fundi i majit mund të hapen restorantet e dasmave.
“Besoj edhe në diskutimet të cilat i kemi në kuadër të shtabit të krizës që nga dikund rreth fundi i majit do tu lejohet edhe hapja e restoranteve të dasmave, duke marrë parasysh edhe trendin rënës të rasteve të reja”, deklaroi ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi.