ISLAMI DHE EDUKATA! -Prof.Muhamet Borova

ISLAMI DHE EDUKATA!
Duket utopike se si disa njerëz nuk mësuan edhe pas një viti ta drejtojnë veten dhe kohën ku jetojnë! Reagimi i “një kategorie” të besimtarëve se ora policore është me qëllim që të pengohet falja e teravi namazit është aq “bindëse”, sa “ lotët” e dikujt që është duke e larë fytyrën!Organizimi dhe zhvillimi i jetës fetare në pajtim me masat epidemiologjike është pjesë e kulturës dhe e edukatës islame!Të injorohet rreziku nga pandemia,dmth të injorohet jeta, shëndeti,të injorohen të afërmit,të injorohet qetësia dhe siguria.Namazi i teravisë është një nga traditat e profetit Muhamet dhe nuk është farz,por është synet që mund të falet individualisht edhe në shtëpi!Vetë profeti disa here nuk ka marrë pjesë në faljen e teravi namazit nga “frika” që kjo mos bëhet “obligim”! Nga ky veprim i tij duket se sa ai ka qen racional gjatë sjelljes së gjykimeve! Shumë besimtar mendojnë se me recitimin e ajeteve Kuranore me dhjetra here,gjatë ditës, do ta fitojnë mëshirën e zotit,por rallë herë ato mësime i praktikojnë! Çdo rekat në çdo namaz fillon me suren Al-fatiha dhe disa here përmendet ajeti i 6 i kësaj syre:”Ihdinas-sirātal-mustekīm” -“Udhëzona në rrugën e drejtë”.Derisa bëhet falja besimtarët “potencialisht” i binden këtij ajeti, por, pas namazit “praktikisht” lutjen : “Udhëzona në rrugën e drejtë” e “shtrembërojnë”, duke dalur me të shtyr nga xhamia, se kush i pari do të dale dhe do ti mbath këpucët! Efekti i faljes në xhami duhet të reflektohet edhe jashta xhamisë! Nëse namazi e ndërton njeriun,atëher namazi të bëhet tregues për bontonin e mire të çdo besimtari mysliman!