Gati çdo ditë mbyllet nga një dyqan, pandemia i jep goditjet e fundit zejtarive në Maqedoni

Situata te zejtarët është jashtëzakonisht alarmante. Disa prej tyre tashmë kanë i kanë mbyllur punëtoritë. U nevojiten para të freskëta në mënyrë që biznesi i tyre të mos dështojë plotësisht. Edhe zejtarët për çdo ditë e presin ndihmën shtetërore, sepse pretendojnë se likuiditeti i tyre është i dobët dhe nuk dinë si t’i mbajnë punonjësit e tyre.

Në Odë tonë kanë filluar të mbërrijnë kërkesa për ndërprerje, sepse zejtarët fshihen përmes Odës dhe arrijnë pyetje në lidhje me se cilat janë kushtet për fshirje nga regjistrat e zejtarëve, sepse nuk mund t’i rezistojnë presionit dhe ngarkesës në pjesën e financave”, tha Aneta Atanasovska, drejtore ekzekutive e Odës së Zejtarisë.

Gjykojeni vetë se sa e rëndë është situata, në pesë ditët e fundit ju jeni i pari që hyni në dyqan, kështu u përpoq t’i shpjegojë telashet mjeshtri i kapelave Abdullah Mustafa. Përllogaritjet e tij tregojnë se puna e tij është zvogëluar deri në 90 për qind. Ai thotë se tani pret të pensionohet, dhe të marrë diku rreth 10 mijë denarë

Shpenzimet janë 1,200 euro paushall në vit, që duhet t’ia paguaj shtetit. I kërkova Odës së Zejtarëve në emër të kolegëve të mi që të na lirojnë nga këto shpenzime, kurrë nuk do të dilja në pension, këtu e them edhe tani, por mendoj se nuk do të ketë efekt”, tha Abdullah Mustafa, zejtar.

Përndryshe, 100 zejtarë nga Banka Zhvillimore kanë marrë kredi pa interes. Kusht për këtë ndihmë shtetërore ishte të dëshmojnë se kanë rënie reale të të ardhurave prej 20 për qind.

Shuma minimale e kredisë që mund t’i aprovohet një kredikërkuesi nga kjo linjë kreditore nuk mund të jetë më e vogël se 184,500 denarë. Për tregtar të vetëm dhe zejtar, shuma maksimale nuk mund të jetë më e madhe se 307,500 denarë”, thonë nga Banka Zhvillimore e Maqedonisë.

Në Odën e Zejtarisë në Shkup së ka rreth 2000 zejtarë, në nivelin e të gjithë vendit numri i zejtarëve është afër 4000. Përveç problemit financiar, brengë e vjetër e zejtarëve është edhe stafi i punës i cili gjithnjë e më vështirë është për t’u gjetur./Alsat