
Akil Gjakova është kampion I Evropës në xhudo në kategorinë deri më 73 kg. Xhudisti kosovar në finale mundi Tohar Butbullin nag Izraeli me ipon. Xhudistët shkuan në “Golden Score” pas barazimit në kohën e rregullt, ku secili nga ata kishte nga dy penalti. Por pas “Golden Score”, Akil Gjakova triumfoi në min 1:31, me një lëvizje të mrekullueshme ndaj izraelitit për të fituar medaljen e artë të Kampionatit Evropian. Në rrugën deri te medalja e artë, Akil GJakova mundi Stump nga Zvicra, Mugushkovin nga Rusia, Zing Nga GJermania dhe Levin nga Izaeli.