Padrejtësi ndaj FC Struga Trim Lum / I mohoen tre penalti, drejtuesit dërgojnë ankesën në FFM

Reagim nga FC Struga Trim dhe Lum

Sot klubi jonë ka reaguar tek organet përkatese pranë FFM-së për padrejtësitë që na u bënë nga ana e arbitrit Marjan Gocevski në ndeshjen e fundit kampionale kundër Rabotniçkit! Ne si klub e cilësojmë të turpshëm dhe tendencioz gjykimin e tij në një ndeshje aq te rëndesishme për ekipin tonë.

Në videon e mëposhtme keni vetëm 3 nga rastet në të cilat nuk u akordua penalti në favorin tonë.

Mirëpo, pavarësisht të gjithave ne vazhdojmë me kokën lartë për fitoret e rradhës.
#ForcaStrugaTrimLum

https://fb.watch/4Vgl7qrGaG/