“Një pikë për shërbime” në Strugë drejt realizimit

Jeton Shaqiri: 📌“Një pikë për shërbime” në Strugë drejt realizimit.

Sot pata një takim zyrtar me kryetarin e Komunës së Strugës, z. Ramiz Merko. Gjithmonë kënaqësi të takohem me persona vizionarë dhe punëtorë.

📲Temë diskutimi e takimit të sotëm ishte realizimi i projektit të Ministrisë për shoqëri informatike dhe administratë “Një pikë për shërbime” në qytetin e Strugës. Specifikimi i lokacionit të kësaj pike ishte detaji i fundit i papërcaktuar.

👉Kryetari, z. Ramiz Merko, ka siguruar lokacionin për qendrën “Një pikë për shërbime” në ambientet e Komunës së Strugës. Pas sigurimit të lokacionit, ne do të përshpejtojmë procedurat dhe do përpiqemi t’a kemi gati këtë pikë për një kohë të shkurtë, në mënyrë që të ofrojmë shërbime cilësore sa më shpejt për qytetarët e Strugës.
Në këtë pikë, qytetarët e Strugës do të mund të marrin shërbime nga institucione të ndryshme në një sportel të vetëm.

🤝Ndër të tjerash diskutuam edhe për punimet e shumta që po realizohen në territorin e Komunës së Strugës, ku shfrytëzova rastin të përgëzoj kryetarin Merko për punën e palodhshme.

📌“Една точка за услуги” во Струга кон реализација.

Денес остварив работен состанок со градоначалникот на Општина Струга, г-дин Рамиз Мерко. Секогаш е задоволство да се сретнам со визионери и вредни луѓе.

📲Тема на дискусија на денешната средба беше спроведувањето на проектот на Министерството за информатичко општество и администрација „Една точка за услуги“ во градот Струга. Спецификацијата за локацијата на оваа точка беше последниот неодреден детал.

👉Градоначалникот, г-дин Рамиз Мерко, денес ме увери дека ја обезбедил локацијата за центарот „Една точка за услуги“ во просториите на Општина Струга. По обезбедувањето на локацијата, ќе ги забрзаме процедурите и ќе се обидеме да ја подготвиме оваа точка за кратко време, со цел да обезбедиме квалитетни услуги што е можно поскоро за граѓаните на Струга.
Во ова точка за услуги, граѓаните на Струга ќе можат да добиваат услуги од различни институции на еден шалтер.

🤝Меѓу друго разговаравме и за градежните работи што се изведуваат на територијата на Општина Струга, каде што ја искористив можноста да му честитам на градоначалникот Мерко за неговата неуморна работа.