Von der Leyen: 100 milionë të vaksinuar në BE

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen njoftoi se deri tani kanë marrë dozën e parë të vaksinës 100 milionë shtetas të Bashkimit Evropian.

Duke e ndalur theksin te nevoja që të rriturit të imunizohen sa më parë, ajo shtoi se 27 milionë qytetarë i kanë marrë të dyja dozat.

“Sa më shpejt të arrijmë qëllimin tonë për të vaksinuar 70% të të rriturve në Bashkimin Evropian, aq më të mëdha janë shanset që të mposhtim pandeminë. Dhe lajmi i mirë është: vaksinimi po rritet me shpejtësi në të gjithë Evropën. Jam e lumtur të them se sot kemi arritur 100 milionë të vaksinuar në BE. Ky është një moment historik për të cilin mund të krenohemi. Nga këto 100 milionë vaksina, më shumë se një e katërta janë doza të dyta, që do të thotë që ne tani kemi më shumë se 27 milionë njerëz të vaksinuar plotësisht. Ky është një lajm i mirë.”