Ristovski: Pas dyshimeve për llojin brazilian të coronavirusit në Serbi, duhet PCR teste për hyrje në Maqedoni

Pasi që Serbia dyshon se ka mundësi që në territorin e vet të ketë lloj brazilian të coronavirusit, ekziston frika se ky lloj i virusit mund të shpërndahet edhe në Maqedoni.

Sipas mjekut Milan Ristovski i cili po ashtu është edhe drejtor i Klinikës për Onkologki, Maqedonia duhet të ndërmerr masa të menjëhershme. Ai thotë se duhet të mbyllen kufijtë me shtetin e Serbisë dhe të kërkohet PCR test për hyrje në Maqedoni.

“Përderisa ka kufinj të hapur ku nuk ka asnjë kontroll, ne s’kemi asnjë mbrojtje nëse ai lloj do të arrijë te ne ose jo”, tha Ristovski.

Ai tha se disa vende që jetojnë nga turizmi do t’i hapin kufijtë për të gjithë ata që kanë PCR test negativ dhe që janë të imunizuar.