
Mbi 600 gazetarë dhe punonjës medial sot prej orës 8:20 deri në orën 10:30 do të vaksinohen në sallën “Boris Trajkovski”. Ata janë gazetarë të cilët u paraqitën në thirrje dhe i përmbushën kushtet për të hyrë në grupin e parë të vaksinimit. Në këtë grup bëjnë pjesë personat mbi 40 vjeç apo ata të cilët kanë sëmundje kronike.