Drejtori i “NP Ujësjellës dhe Kanalizime-Strugë”, Doc.Dr.Dashmir Nasufi, uron besimtarët musliman me rastin e fillimit të Muajit të Shenjtë të Ramazanit

Të dashur vëllezër e motra muslimanë

Po hyjme në muajin e Ramazanit, muaj të cilin Zoti e zgjodhi si mëshirë për të falur gabimet që të gjithë agjëruesit kanë bërë gjatë gjithë vitit.

Ka thënë Muhamedi A.S: Kush e agjëron muajin e Ramazanit me besim dhe shpresë tek Zoti, Zoti ia fal atij personi të gjitha gjynahet që kanë kaluar.

Prandaj shtoni lutjet ndaj Mëshiruesit, kerkoni falje njeri tjetrit dhe falni ata që ju kan gabuar.

Unë për hir të Allahut i kam falut të gjithë ata qe me kanë gabuar, duke kerkuar falje cdokujt që mund t’i kem gabuar me apo pa qëllim.

Agjërim të lehtë dhe Zoti ju mëshiroftë.