Qeveria e Maqedonisë së Veriut, ka hedhur poshtë si të pavërteta pretendimet e Antonio Milloshoskit të VMRO-DPMNE-së, se gjoja “kryeministri Zaev dhe ministri Spasovski kanë ndarë pasaporta të Maqedonisë për terroristët e ISIS-it”.
“Kjo është gënjeshtër brutale e cila ka për qëllim të manipulojë publikun, të pengojë rastin, të pastrohet deri në fund dhe të dëmtojë imazhin e institucioneve të cilët të përkushtuar dhe me sukses përballen me çdo lloj të krimit”, thonë mes të tjerash nga Qeveria.
Ky reagim i Qeverisë, vjen pasi Antonio Milloshoski nga VMRO-DPMNE-ja tha se, kryeministri Zoran Zaev dhe ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski kanë dhënë pasaportë edhe për pjesëtarë të ISIS-it.