Kina i vendos gjobë 2.7 mld dollarë gjigantit ‘Alibaba’

Autoritetet kineze kanë gjobitur grupin Alibaba me 2.75 miliardë dollarë, për shkelje të rregullave kundër monopolit dhe për abuzim me pozicionin dominant, duke shënuar kështu gjobën më të lartë të vendosur ndonjëherë në vend.

Gjoba, e barabartë me rreth 4 për qind e të ardhurave të Alibaba për vitin 2019 vjen në kuadër të një ofensive të paprecedent të qeverisë kineze ndaj konglomerateve të teknologjisë, që në muajt e fundit ka dëmtuar aksionet e tyre në bursa.

Perandoria miliardere e themeluar nga Jack Ma ka qenë nën presion të fortë pas kritikave të bëra prej tij në adresë të sistemit rregullator kinez tetorin e kaluar.