Ministria e Punëve të Brendshme ka kumtuar shkeljet për masën e kufizimit të lëvizjes – orës policore së fundit.
Nga ora 20:00 deri në ora 05:00 të ditës së sotme, 36 persona janë kapur duke mos e respektuar orën policore, transmeton TV21.
Në krahasim me ditët paraprake, kjo paraqet një rritje e lehtë e shkeljeve të orës policore.
Ora policore hyri në fuqi më 10 mars, dhe ajo deri më 5 prill ka filluar prej orës 22:00 deri në ora 05:00 të mëngjesit.
Por, prej 6 prillit, ora policore u zgjat edhe për dy orë. Fillon në ora 20:00 dhe do të mbarojë ditën e nesërme, në ora 05:00.
Kjo masë do të jetë në fuqi deri më 20 prill, parashihet në vendimin e Qeverisë.