Princi Philip vdes në moshën 99-vjeçare

Princi Philip i Edimburgut, bashkëshorti i mbretëreshës së e Britanisë së Madhe ka ndërruar jetë në moshën 99-vjeçare. Lajmin e ka konfirmuar vetë Buckingam Palace. Duka i Edinburgut humbi jetën në Kështjellën e Windsor.

“Me pikëllim të thellë, madhëria e saj Mbretëresha Elizabeta II njofton vdekjen e burrit të saj të dashur, lartmadhërisë së tij,  Princit Philip, dukës së Edinburgut”, thuhet në njoftimin Buckingam Palace.

Princi Philip i Edimburgut, bashkëshorti i mbretëreshës së e Britanisë së Madhe, kohëve të fundit ka qenë i shtrirë në spitalin Edward VII në Londër, si pasojë e gjendjes së rëndë shëndetësore. Para 28 ditëve ai iu nënshtrua një operacioni në zemër.

Philipp tash e ca kohë ishte tërhequr nga paraqitjet në publik dhe ceremonitë zyrtare, duke i deleguar rolin nipit të tij William në pjesën më të madhe të rasteve. Philip u martua me Elizabetën në vitin 1947. Ai ishte një anëtar i familjes mbretërore greke dhe lindi në ishullin grek të Korfuzit në vitin 1921. Ai kishte katër fëmijë, tetë nipër e mbesa dhe nëntë stërnipa.