Pavarësisht nga pandemia e koronavirusit, që shumë biznese falimentuan dhe shumë njerëz humbën punën, për njerëzit më të pasur në botë ishte një vit rekord i rritjes së pasurisë së tyre.
Në muajin mars të vitit 2020, listës së njerëzve me të pasur në botë i priu shefi i Amazon, Jeff Bezos, i cili kishte 113 miliardë dollarë. Pas tij gjatë asaj kohe të renditur kanë qenë, Bill Gates, Bernard Arnault dhe Warren Buffett.
Shefi i Microsoft në mars të vitit të kaluar kishte një pasuri prej 98 miliard dollarësh, e që për një vit pasuria e tij ka shënuar një rritje prej 26 miliard dollarësh, por duke pësuar rënie për nga renditja e personave më të pasur në botë, e që tani radhitet i katërti.
Udhëheqësi i kompanisë Amazon ka vazhduar të jetë në vend të parë për sa i përket pasurisë duke iu shtuar pasuria për rreth 64 miliard dollarësh, duke qenë edhe për një vit në krye të listës së njerëzve më të pasur në planet.
Në vitin 2020, pasuria e shefit të Telsas e SpaceX, Elon Musk iu shtua për rreth 140 miliard dollarësh duke arritur për një kohë të jetë edhe njeriu më i pasur në botë, e që tani këtë pozitë e mban Jeff Bezos me rreth 190 miliard dollarë. Tani, Musk ka një pasuri prej 170 miliard dollarësh, duke u renditur i dyti.
Sipas revistës “Forbes”, pesëshja e njerëzve më të pasur në botë fillon me Jeff Bezos, e që pas tij renditën Elon Musk, Bernard Arnault, Bill Gates dhe Mark Zuckerberg.