Është shumë e rëndësishme tani edhe liderët fetarë ta kuptojnë se situata është vërtetë serioze, se pasqyra epidemiologjike mundet shtesë ta komplikojë gjendjen në spitale, diçka që dëshirojmë ta shmangim. Dëshiroj t’u bëj thirrje javën e ardhshme dy liderë të KOM dhe BFI dhe t’i lus t’u dërgojnë lutje besimtarëve – të rrinë në shtëpi këtë vit, të mos grupohen në kisha dhe xhami, të mos ketë shërbesa, tha sonte ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe.
Në pjesëmarrjen në “Vetëm intervistë” në televizionin Kanal 5, Filipçe potencoi se masat e mëtejme do të dimensionohen varësisht asaj se si do të zhvillohet situata me numrat dhe varësisht vlerësimit të rrezikut.
Filipçe nënvizoi se në situatë si kjo aktuale, kur sistemi shëndetësor është i stërngarkuar, nuk do të jetë asgjë tjetër kriter për vendosjen e masave përveç mbrojtjen e qytetarëve.
“Është shumë e rëndësishme tani të gjithë të përfshihemi, jo vetëm ne që i menaxhojmë kapacitetet shëndetësore edhe aktorët politikë por edhe ata fetarë. Ky do të jetë rrezik serioz dhe varësisht asaj se si do të zhvillohet situata me numrat, nga vlerësimi i rrezikut që mund të ndodhë, ne do të sjellim vendim në dy javët e ardhshëm për atë se si do t’i dimensionojmë masat për këtë periudhë”, theksoi Filipçe.
Lidhur me kërkesat e opozitës për dorëheqjen e tij dhe për akuzat si menaxhohet situata me KOVID-19 në vend, Filipçe përmendi se po plasohen gënjeshtra dhe të pavërteta me një qëllim të vetëm, të grumbullohen pikë politike në llogari të të vdekurve.
“Akuzat dhe kërkesa për dorëheqje të opozitës bazohen në diçka që është e paqëndrueshme, për fat të keq. Asnjëherë nuk ka pasur propozim konstruktiv. Gjithçka akuzojnë janë gënjeshtra, të pavërteta dhe shpifje. Disa herë është dëshmuar kjo gjatë periudhës së kaluar, ndërsa edhe së fundmi po ndodhë disa anëtarë të VMRO-DPMNE-së haptazi dalin në opinion, flasin dhe thonë diçka që shkon në dobi të fushatës për antivaksinim. Rrisin dyshimet në vaksinat, në cilësinë e tyre dhe në të gjithë procesin. Konkretisht, dr. Velo Markoski gjatë periudhës së kaluar, diçka që është e paimagjinueshme për kastin e profesionit, diçka që shumë shpesh e komentojmë. Kjo është absolutisht serioze, diçka që mund ta rrezikojë shëndetin publik”, tha ministri.
Ai e krahasoi vizatimin e zemrave pranë Vardarit me fushatën në Britani të Madhe u vizatoheshin zemra të kuqe në bregun e lumit Temza.
Dëshirojnë të fitojnë pikë, por kjo e rrit entuziazmin tonë” porositi Filipçe.
Ministri edhe njëherë tha se kemi sistem të masave të ekuilibruara, por masat, tha duhet të respektohen – mbajtja e maskës dhe ruajtja e distancës. Masat, vlerësoi u dëshmuan ideale, është ulur presioni mbi spitalet.
“Njerëzit sikur u liruan. Nga përvoja paraprake vitin e kaluar, tani jemi para festave të mëdha, e kemi parë se edhe krahas rekomandimeve të fuqishme mosrespektimi i masave çoi drejt valës së re, nëse kjo ndodhë dhe ndodhë klaster i ri tubimi në objekte fetare, aq më i madh do të jetë presioni në institucionet shëndetësore do të vihet në pikëpyetje nëse do të mund të menaxhohet. Numrat e sotëm janë më të vegjël se dje, masat kanë dhënë rezultate, piku nga kjo valë është pas nesh, vlerësojmë se ishte më 1 prill, situata është duke u stabilizuar, por megjithatë jemi shumë të kujdesshëm”, theksoi Filipçe.
Lidhur me objektet hotelierike dhe mbylljen e tyre, e përsëriti se masa është e mirë.