Zaev: Nuk më shkon ndërmend të jap dorëheqje e as të kërkojë dorëheqjen e Filipçes

Mungesa e vaksinës po shkakton problem ku do në botë. Për këtë shkak sot themi gjatë prill, edhe pse nga BE i presim sasitë deri më 15 prill, por themi deri në fund të prillit. Kështu ka deklaruar kryeministri Zoran Zaev në pyetjen nëse do të japin dorëheqje për shkak mungesës së vaksinave në vendin tonë.

“Dhe, për këtë të japim përgjegjësi. Nuk na shkon ndërmend. Kemi punë duhet të kujdesimi për qytetarët për personat e sëmurë, të fokusohemi që sistemi të funksionojë, të kemi reaksione pozitive nga sistemi i vaksinimit, ta përforcojmë të njëjtin”, tha Zaev raporton SHENJA.

Ai tha se një gjë është e qartë se ma vaksinën mund ta fitojmë pandeminë.

“Kështu që jo, nuk më shkon ndërmend të jap dorëheqje e as të kërkojë dorëheqje nga ministri më i ekspozuar për momentin dhe ky është ministri për shëndetësi i cili punon së bashku me tërë sistemin shëndetësor për shëndetin e qytetarëve tanë”, tha Zaev, raporton SHENJA.