Sot shënohet Dita Ndërkombëtare e Romëve, dita e kremtimit të kulturës dhe traditës rome si pjesë e pandashme e shoqërisë multietnike, multikulturore dhe multigjuhësore.
Por, njëkohësisht në këtë ditë potencohet dhe shënohet lufta e vazhdueshme kundër diskriminimit, segregacionit dhe margjinalizimit me të cilët romët përballen për cdo ditë në të gjitha sferat e shoqërisë.
Në situatën kur madje 85.6% e grave rome nuk e kanë vizituar gjinekologun amë, vetëm 3% e qytetarëve të kyçur në masat aktive për punësim janë romë dhe derisa pjesëtarët e komunitetit rom ende janë viktima të racizmit, diskriminimit dhe segregacionit, nuk mund të flasim për progres të rëndësishëm në parandalimin dhe mbrojtjen nga diskriminimi i romëve në nivel sistematik. Në mënyrë plotësuese, cënueshmëria e këtillë e Romëve është rritur gjatë pandemisë, për shkak se një pjesë e madhe e komunitetit rom përballet me varfëri ekstreme, kushte substandarde për jetë dhe mungesë të mbrojtjes adekuate shëndetësore.
Pikërisht për këtë, sic transmeton KlanM, Komisioni për parandalimin e diskriminimit si trup kombëtar për barazi, që për herë të parë në histori ka edhe një anëtar Rom, obligohet që gjatë mandatit të tij dhe në kuadët të kompetencave të saja të zgjeruara ligjore, t`i vendos si prioritet parandalimin dhe mbrojtjen nga diskriminimi të romëve në të gjitha sferat shoqërore. Komisioni me përkushtim do të punojë në eliminimin e segregacionit të fëmijëve Romë në arsim, mënjanimin e diskriminimit sistematik në qasjen deri te shërbimet shëndetësore e të ngjashme.
Komisioni për parandalimin dhe mbrojtjen nga diskriminimi u bën thirrje dhe I inkurajon të gjithë qytetarët e komunitetit rom që vlerësojnë se kanë qenë të diskriminuar, t`i denoncojnë rastet në Komision për të marrë mbrojtje përkatëse juridike.
Urime 8 Prilli, Bahtalo Romano Dive!