Pritet qëndrim nga EMA për “Astra Zeneka” për persona më të rinj, 20 për qind e të caktuarve nuk vijnë në vaksinim
Rreth 20 për qind e atyre që janë caktuar tashmë nuk paraqiten në pikat e vaksinimit, ndërsa për pjesëmarrjen e atyre që janë regjistruar në sallën “Boris Trajkovski” do të dihet sot. Është shumë e vështirë të thuash tani nëse kjo është për shkak të dilemës që është ngritur në lidhje me vaksinën Astra Zeneka. Ajo tani u jepet qytetarëve më të moshuar dhe nuk ka kundërindikacione”, tha Ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe.
Vaksinimi vazhdon dhe nuk ka asnjë arsye të ndalet, shtoi ministri, ndërsa priten udhëzime nëse kjo vaksinë do t’u jepet edhe personave nën 60 vjeç.
“Ne do ta presim pozicionin zyrtar të Agjencisë Evropiane të Barnave – EMA bordi i së cilës do të mblidhet midis 6 dhe 9 prillit dhe, sipas vendimit, ne do të veprojmë. Tani për tani, po zhvillohet mirë vaksinimi i qytetarëve më të moshuar me “Astra Zeneka” dhe nuk ka kundërindikacion ose ndonjë rekomandim për kujdes”, tha Filipçe.
Ai theksoi se disa agjenci kombëtare janë të kujdesshme – Gjermania ndaloi me “Astra Zeneka” dhe të rinjtë që e morën dozën e parë të asaj vaksine, marrin dozë të dytë të një lloji tjetër të vaksinës, psh. “Fajzer”.
“Ne vazhdojmë me rekomandimet që nuk ka absolutisht asnjë kundërindikacion për t’ua dhënë këtë vaksinë qytetarëve më të moshuar”, shtoi Filipçe, duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve.