
Nga ora 22:00 e ditës së djeshme (02.04.2021) deri më sot në ora 05:00 të mëngjesit në gjithë territorin e vendit janë konstatuar 12 shkelje të orës policore. Gjithashtu nga MPB-ja njoftojnë se janë regjistruar edhe 409 shkelje për mosmbajtje të maskës mbrojtëse si preventivë për parandalimin e përhapjes së koronavirusit.