
Qindra automjete të bllokuara në Bllacë zonën neutrale të kufirit mes Kosovës dhe Maqedonisë, shumica prej tyre me targa të Maqedonisë. Tani për tani nuk dihen shkaqet e bllokimit, megjithatë kjo ka shkaktuar nervoz të madhe tek udhëtarët , për vetë faktin se nga fillimi orës policore i ndan vetëm edhe një ora e 15 minuta. Disa vozitës shprehen se tanimë më shumë se një orë autoritetet kufitare maqedonase nuk kanë ndërmarr as edhe një hap për të zgjidhur këtë situatë të krijuar. Ndërkohë që kolona e automjeteve sa vjen e rritet.

