Gazetari investigativ, z. Artan Hoxha, vizitoi Universitetin Ndërkombëtar në Strugë

Ditën e djeshme më datë 02.04.2021 (e Premte) në kuadër të Kalendarit të Aktiviteteve nga grupi IUS-Vision është realizuar një Work Shop me temë “Gazetaria Investigative në Fushën e Drejtësisë”.

Në këtë trajnim i ftuar special ka qënë gazetari investigativ nga Republika e Shqipërisë Z. Artan Hoxha nga ku dhe interesi i studentëve pjesëmarrës ishte goxha i lartë.

Përgjegjësja e Bibliotekës dhe Koordinatorja për Aktivitete pranë UNS-së Bsc. Zimrisha Kupa bëri fjalën hapëse duke shprehur kështu falënderim ndaj të ftuarit por dhe ndaj gjithsecilit pjesëmarrës dhe duke dhënë një biografi të shkurtër mbi gazetarin Z. Artan Hoxhën, më pas fjala i kaloi vetë Z. Artan Hoxhës cili e trajtoi temën në këndvështrime të ndryshme duke mos i shmangur edhe rastet konkrete, por gjithashtu duke ju dhënë informacione mbrojtëse studentëve mbi këtë lëmi.

Aktiviteti u realizua në hapësirat e Universitetit Ndërkombëtar në Strugë, konkretisht në Sallën e Konferencave tek godina numër II, me fillim nga ora 10:20 deri më orën 12:00.

I ftuari në fjalë, Z. Artan Hoxha fillimisht u mirëprit dhe në një takim zyrtar nga Sekretari Gjeneral i Universitetit Ndërkombëtar në Strugë Doc. Dr. Guximtar Rushani dhe nga Drejtoresha e Studimeve PostDiplomatike Doc. Dr. Senada Laçka, ku më pas edhe u njoh me ambientet e Universitetit Ndërkombëtar në Strugë.

Studentë pjesëmarrës në këtë trajnim ishin mbi 40 të cilët në fund nga vetë Z. Artan Hoxha u pajisën me certifikata impakti por dhe patën mundësinë e parashtrimit të pyetjeve të ndryshme mbi të cilat gazetari Z. Artan Hoxha nuk hezitoi të përgjigjet sa më konçiz, pas përfundimit të trajnimit nga Përgjegjësja e Bibliotekës dhe Koordinatores për Aktivitete Bsc. Zimrisha Kupa në emër të Universitetit Ndërkombëtar në Strugë për Z. Artan Hoxhën në shenjë falënderimi dhe simbolike i janë dhuruar dy libra, stema e UNS-së, dosje dhe stilograf të UNS-së.
Nga i gjithë ky aktivitet vlen të theksohet se janë respektuar me rigorozitet masat dhe protokolli AntiCovid.

Grupi IUS-Vision do të vijoj me realizime të aktiviteteve të ndryshme për studentët, aktivitete këto të cilat si prioritet posedojnë zgjerimin e bagazhit informativ studentor dhe padyshim aktivizimin dhe arritjen e kënaqësisë së tyre në Universitet.