
Dora të më thahet
Veten po t’mohoj
e t’më ikë truri,
le t’më thahet dora,
të zhdukem nga hora!*
Nëse s’dua nënën,
motrën dhe vëllanë,
le t’më mbulojë turpi,
qentë le t’më hanë!
O njeri o dritë,
o nderi t’u rrittë,
jetohet një herë,
nuk vdiset përditë!
Xhemi Hajredini
Strugë, 3 prill 2019
*hór/ë,-al f. sh. -a(t) arb. qendër banimi, fshat a qytet.