Akullnajat po shkrihen/ Studimi: Po sjellin më shumë dëborë mbi Evropë

Pjesa më e madhe e Evropës ka shijuar një mot më të ngrohtë se zakonisht ditët e fundit, por një front i ftohtë i pazakontë për sezonin po vjen, duke sjellë me vete borë dhe probleme të mundshme.

Në Britani për shembull, janë regjistruar temperatura rekord në disa zona për këtë kohë të vitit, dhe ekspertët kanë thënë se një ndryshim i madh do të vijë në fundjavën e Pashkës. Do të jetë shumë më ftohtë se zakonisht dhe do të ketë edhe më shumë lagështirë, në fillim të javës.

Parashikuesit thonë se një masë ajri e ftohtë po vjen nga Arktiku. Por, çfarë po e shkakton këtë mot të çuditshëm. “Ne nuk mund të flasim me siguri deri sa eventi të ndodhë”, thotë Alun Hubbard, një profesor në universitetin e Norvegjisë. Por, një studim i ri, i publikuar nga ai dhe disa kolegë, në revistën “Nature Geoscience”, mund të krijojë ndonjë ide.

Ekipi ka mbledhur kampionë nga Arktiku në kohë reale, në vitin 2018, që u shndërruan më pas në stuhitë masive që mbuluan pjesën më të madhe të Evropës atë vit, në një event që u quajt Bisha nga Lindja. Sipas tyre, ishte pikërisht akulli që po shkrihet në Arktik që i dha jetë eventit.

Ekipi përllogariti se rreth 140 gigatonë ujë avulloi nga deti, ose 88 për qind e borës së rënë në Evropë. Stuhia shkaktoi kaos në pjesën më të madhe të Evropës veriore në shkurt dhe mars 2018 dhe ekonomisë britanike i kushtoi 1 miliardë euro në ditë. E njëjta gjë po ndodh edhe tani. Shkrirja e akullit në Arktik, siç tregon ky studim, ka pasoja serioze në Evropë.