
Sot në Strugë filloi vaksinimi antiCovid i personave mbi 77 vjet.
Nga shtëpia e shëndetit njoftojnë se vaksinimi ka filluar normalisht, qytetarët kanë respektuar rregullat dhe terminet.
Për vaksinim janë angazhuar dy ekipe të personelit shëndetësorë që do të punojnë vetëm në ndërrimin e parë.
Në Strugë kanë arritur 400 doza të vaksinës dhe imunizimi i qytetarëve do të vazhdojë edhe në ditët në vijim.
