
Nga ora 22:00 e ditës së djeshme (01.04.2021) deri në ora 05:00 të ditës së sotme Ministria për Punë të Brendshme në gjithë territorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut ka konstatuar 14 shkelje të orës policore. Në ndërkohë janë regjistruar edhe 534 shkelje për mosmbajtje të maskës mbrojtëse si preventivë për parandalimin e përhapjes s koronavirusit.