Osmani demanton Mickoskin: Diaspora llogaritet në statistika

Ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani ka demantuar liderin e VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski ku thotë se, “diaspora evidentohet”.

Osmani tregon se Ligji dhe metodologjia e regjistrimit e thotë qartë, se diaspora hynë në përqindjen e përgjithshme të popullatës së Maqedonisë së Veriut.

Duke treguar dobitë e diasporës, Osmani ka bërë të ditur, se diaspora llogaritet në statistikat lokale dhe republikane.

“Diaspora është pjesë e pandashme e shoqërisë këtu, pjesë vitale e ekonomisë dhe zhvillimit të përgjithshëm të vendit dhe ajo llogaritet edhe në statistikat lokale dhe komunale, ashtu edhe në shtetërore dhe republikane”, tha Osmani për TV21.

Edhe Ligji për regjistrim thotë, se diaspora vetëregjistrohet, dhe askund nuk përmendet termi “evidentim”.