Nga gjithsej 4.445 të testuar për Kovid-19 në Maqedoninë e Veriut, gjatë 24 orëve të fundit 1.511 persona kanë rezultuar pozitiv, ndërsa 32 persona kanë humbur betejën me virusin. Të shëruar janë regjistruar 587 pacientë.
Në Shkup ndërruan jetë 13 pacientë (84, 83, 77, 75, 73, 68, 66, 64, 63, 63, 51, 42 dhe 41v) të infektuar me virusin korona, 2 pacientë në Prilep (79 dhe 68v), Kumanovë (70 dhe 61v), Gostivar (72 dhe 69v), Kavadari (88 dhe 49v), Shtip (84 dhe 79v), Strumicë (86 dhe 80v), Negotinë (81 dhe 67v), Veles (70v), Ohër (79v), Strugë (72v), Gjevgjeli (58v) dhe Dellçevë (33v).