Grupi Kombëtar teknik për imunizimin kundër COVID-19 miratoi vendimin që nga fillimi I javës së ardhshme të fillojë vaksinimi I të punësuarve në infrastrukturën kritike të vendit.
Gjithsejt 4.000 vaksina do të ndahen për këto kategori nga 24.000 që tashmë kanë arritur, me të cilët nga nesër fillon vaksinimi I qytetarëve mbi 75 vjeç.
Në infrastrukturën kritike hyjnë këto grupe: të punësuar në MPB që janë më të ekspozuar ndaj rrezikut, për të cilët MPB-ja duhet të dërgojë listën, të punësuar në ARM gjithashtu konform listës së institucionit për grupet e rrezikuara, gazetarë dhe punonjës në media, të punësuar në Prokurori dhe gjykata, vozitësit e autobusëve në Transportin Publik, zjarrfikësit, punonjësit nëpër çerdhet e fëmijëve dhe punonjësit nëpër pikëpagesat rrugore.
Me këtë vendim, grupi teknik I imunizimit vlerëson se do të mbrohen ata punonjës që kanë më së shumti kontakte dhe janë më të rrezikuar.
Të gjitha grupet tjera, konforma shkallës së rrezikshmërisë do të vaksinohen në fazat e ardhshme dhe bëjmë thirrje për durim dhe mirëkuptim. MSH-ja edhe një herë rikujton qytetarët që maksimalisht t`i respektojnë masat për mbrojtje personale – thuhet në nj komunikatë të MSH-së.